Site icon Telegrafi

Pas pushimeve në Itali, Miley dhe Kaitlynn shfaqen sërish bashkë

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka qenë një nga temat më të komentuara përgjatë kësaj kohe.

Megjithatë, është raportuar se dyshja janë ndarë që një kohë, teksa pas ndarjes biondja ka nisur takimet me blogeren Kaitlynn Carter, ku javë më parë u fotografuan duke u puthur nga pushimet e tyre në Itali.

Ndërsa tani, sipas raportimeve të TMZ, çifti janë ndarë muaj më parë dhe Miley është ajo që ka provuar tërë kohën që ta bëjë lidhjen të funksionojë, duke sugjeruar edhe terapi çiftesh.

Së fundmi, Cyrus është parë sërish me Carter në qytetin e Los Anxhelos, gjersa bashkë me to ishte edhe nënë e Mileyt, Tish Cyrus.

Lexo po ashtu Miley Cyrus e braktisi bashkëshortin Liam Hemsworth për një femër

Nga ana tjetër, Liam ka folur për herë të parë për ndarjes nga këngëtarja amerikane, duke thënë se i ‘dëshiron shëndet dhe lumturi’. /Telegrafi/

Exit mobile version