Jennifer Lopez u kthye në Shtetet e bashkuara pas një udhëtimi në Evropë, duke përfshirë kohën e kaluar në Positano dhe Capri, Itali.
Të dielën pasdite, Jennifer u pa duke bërë blerje në New York City me motrën e saj, Lynda Lopez, menaxherin e saj Benny Medina dhe një mik, shkruan DailyMail.
Grupi fillimisht shijoi drekën në “Sadelle’s” përpara se të shkonte për të blerë në dyqanin “What Comes Around Goes Around” dhe më pas në “Ralph Lauren”.
Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, kishte veshur një mini fustan ngjyrë gështenjë dhe krem, gjersa mbante me vete një çantë të vogël dore.
Jennifer kishte vendosur disa gjerdanë, vathë të mëdhenj dhe syze dielli për të përfunduar pamjen e saj.
Artistja vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara gjatë kësaj paraqitjeje.
Fustani kishte një bel të montuar me mëngë të gjata dhe një dekolte në formën e shkronjës V ngjyrë kremi.
Jennifer vendosi vathë të mëdhenj floriri, me disa gjerdanë dhe unaza, gjersa zgjodhi t’i mbërthente flokët e saj lart në stilin topuz.
Ylli u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të shtunën ateroi në Aeroportin “John F. Kennedy” në New York City.
Jennifer, e cila mbushi 54 vjeç më 24 korrik, është e martuar me yllin e filmit, Ben Affleck.
Ben dhe Jennifer u martuan në gusht të vitit 2022 pasi rindezën romancën e tyre në vitin 2021.
Ata ishin fejuar më parë në vitin 2002 para se të ndaheshin dy vjet më vonë, për t’u ribashkuar 19 vite më vonë. /Telegrafi/