Pas marrjes së pushtetit nga ushtria në Gabon, Kameruni dhe Ruanda bënë emërime të reja në ushtritë e tyre kombëtare.
Udhëheqësi më i moshuar në botë, presidenti 90-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, i cili prej 41 vitesh mban këtë funksion, ka bërë emërime të reja brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe personelit ushtarak.
Po ashtu edhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame, çoi në pension shumë figura të rangut të lartë në ushtri.
Thuhet se dy liderët, të cilët janë në pushtet prej shumë vitesh, u përpoqën të merrnin masa për të parandaluar një situatë të ngjashme në vendet e tyre pas grusht shtetit në Gabon.
Një grup oficerësh të rangut të lartë të ushtrisë së Gabonit u shfaqën në televizionin kombëtar të mërkurën herët në mëngjes për të njoftuar se kishin marrë pushtetin në vendin e Afrikës Qendrore.
Lëvizja erdhi menjëherë pasi Qendra Zgjedhore e Gabonit (CGE) konfirmoi se presidenti aktual Ali Bongo kishte fituar zyrtarisht mandatin e tretë presidencial me 64.27 për qind të votave. /AA/