Telegrafi

Pas publikimit të pamjeve të të moshuarit, drejtori Sejdiu shkon në Emergjencë

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, me t’u publikuar videoja e të moshuarit nga Klinika Emergjente, ka reaguar menjëherë duke inspektuar nga afër rastin.

Ai ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimin e rastit.

Lexo po ashtu Një qytetar publikon pamjet, thotë se i moshuari nuk mori për orë të tëra trajtimin në Emergjencën e QKUK-së (Video)

“Meqenëse Klinika Emergjente monitorohet vazhdimisht me kamera, kam urdhëruar menjëherë kontrollimin e tyre për të parë se çfarë realisht ka ndodhur. Kam angazhuar edhe profesionistët shëndetësorë për të marrë të gjitha informatat e duhura me këtë rast”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se nëse vërtetohet se ka pasur parregullsi, një papërgjegjësi e tillë nuk do të lejohet.

“Nuk do të lejojmë papërgjegjësi. Unë po pres tani të gjitha detajet në lidhje me këtë rast dhe nëse vërtetohet ndonjë parregullsi, dikush do të jap llogari. Ne po punojmë çdo ditë që të ndërtojmë një sistem publik shëndetësor të besueshëm dhe për qytetarët, andaj asnjë neglizhencë në vendin e punës nuk do të tolerohet”, ka thënë ai. /Telegrafi/