Site icon Telegrafi

Pas publikimit të pamjeve ku nëntë burra rrahin brutalisht katër gra në një restorant në Kinë, shkarkohet zëvendëskomandati i policisë

Zëvendëskomandanti i policisë kineze është shkarkuar pas sulmeve të shumta që janë bërë në adresë të këtij institucioni, për mosreagim të shpejtë ndaj një grupi burrash që rrahën brutalisht katër gratë brenda dhe jashtë një restoranti në këtë shtet.

Pamjet e kamerave të sigurisë që u publikuan disa ditë më parë, shfaqin një grup të burrave në qytetin Tangshan rreth 100 milje nga Pekini, duke rrahur brutalisht gratë – nga grushtet, shqelmat e deri te shishet e birrave u përdorën për t’i lënduar ato, transmeton Telegrafi.

E tërë ngjarja ndodhi me minuta të tërë dhe askush nuk reagonte për të parandaluar më të keqen. Pavarësisht që nëntë prej tyre u arrestuan, organizatat e shumta reaguan duke kritikuar policinë për mosreagim të shpejtë.

Lexo po ashtu Nëntë kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit as që reagonin për ta ndihmuar – pas intervenimit të policisë arrestohen të gjithë

Madje në listën e zyrtarëve të shkarkuar janë edhe disa pjesëtarë tjerë të zinxhirit komandues në policinë kineze, që nuk e trajtuan me aq seriozitet rastin e dhunës ndaj grave.

Polici Chen Zhiwei i kishte thënë hetuesve se kishte arritur në vendin e ngjarjes, pesë minuta pasi kishte pranuar telefonatën për dhunë.

Por një raport tjetër nxjerr në pah të vërtetën e hidhur – policët nuk ishin shfaqur para restorantit deri në orën 3:09, kurse sulmi kishte ndodhur në 2:41 – që i bie se u shfaqen me 28 minuta vonesë. /Telegrafi/

Exit mobile version