Site icon Telegrafi

Pas publikimit të këngës që i kushtohet ndarjes, të afërmit e Miley dhe Hemsworth kërkojnë ribashkimin e tyre

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth njoftuan për ndarjen e tyre në javën e kaluar, vetëm disa muaj pasi ishin martuar.

Mirëpo, pasi ylli i “Hannah Montana” e publikoi këngën e re që i dedikohet ndarjes së tyre, të afërmit e u kanë kërkuar që ta rimendojnë ndarjen.

“Familjet e tyre u kanë kërkuar që të marrin pak kohë, para se t’i japin vendimet përfundimtare. Të dy janë shqetësuar se si kanë shkuar gjërat dhe janë të lënduar”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

26-vjeçarja të premten e lansoi këngën “Slide Away” që flet për romancën e saj me aktorin 29-vjeçar.

“Nuk jam ajo që kam qenë, ti the se gjithçka ka ndryshuar, ke të drejtë, tash jam e pjekur” – thuhet mes tjerash në vargjet e këngës.

Deri më tani, as Miley e as Liam nuk e kanë bërë hapin zyrtar për të aplikuar për shkurorëzim, pasi shpresojnë në pajtim. /Telegrafi/

Exit mobile version