Telegrafi

Pas publikimit të bisedave me Milevskin, reagon Mickoski: Pushteti frikësohet nga humbja

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të disa përgjimeve, të cilat thuhet se janë gjatë një takimi të tij me Zoran Milevskin – Kiçeec, i cili është i dënuar në rastin “Haraçi”.

Mickoski thotë se “Zoran Zaev dhe apologjetët e pushtetit duan ta fokusojnë opinionin nga e vërteta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mëngjes është fajtor Çulevi, pasdite unë. Ndërsa prapavija është tjetër. Çulevi ua zbuloi krimin, ndërsa unë ua them të vërtetën. Dhe nëse sot nuk e publikuan këtë, do të flitej për të vërtetën. Ky është një hap dëshpërimi dhe gjendjes delikate emotive të Zoran Zaevit se qartë shihet edhe ka dëshmi të drejtpërdrejta se është përmbytur nga krimi , korrupsioni dhe zhvatja. Kjo është edhe mundësi që opinioni të shohë se nuk ka asgjë inkriminuese në ato regjistrime të publikuara”.

“Jam i bindur se nëse kishte të paktën një njollë të errët në të kaluarën time, sot do të isha në vend tjetër dhe nuk do të shkruaja këtë. Kjo më tregon vetëm një se Zaevi është i frikësuar nga humbja. Ndërsa e pret humbja. Dhe të mos i interpretojmë deklaratat ashtu siç palëve u përgjigjen”, thotë mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Youtube u publikuan disa biseda, të cilat thuhet se janë nga takimi i Hristijan Mickoskin me Zoran Milevskin. Më herët ka pasur pohime të ndryshme në lidhje me të akuzuarit në rastin “Haraçi”, në mesin e të cilëve janë edhe ish-prokurorja Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski./Telegrafi/