Telegrafi

Pas publikimit të Aktgjykimit për dekretin e presidentit, LDK mbledh nesër kryesinë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Pas publikimit të këtij Aktgjykimi, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga LDK-ja.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë. Pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie”, thuhet në njoftim.

Kushtetuesja më 28 maj vendosi në favor të dekretit të presidentit. /Telegrafi/