Telegrafi

Pas protestës hapet vendkalimi kufitar në Morinë

Protesta që nisi e qetë, por përfundoi me dëme materiale dhe të lënduar, e që synim kishte eliminimin e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit ka marrë fund, duke bërë të mundur hapjen e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas përfundimit të protestës dhe sanimit të dëmeve që janë shkaktuar gjatë përleshjes së protestuesve me policinë shqiptare është hapur vendkalimi kufitar në Morinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar për hapjen e vendkalimit dhe mundësinë që automjetet të qarkullojnë lirshëm për në Shqipëri.

Njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Protesta nisi e qetë, por shkoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.