Telegrafi

Protestat pas vdekjes së George Floyd – anëtarët e Gardës Kombëtare të vendosur në Washington DC infektohen me coronavirus

Disa anëtarë të Gardës Kombëtare në Washington, DC, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pasi u vendosën për mbrojtje në protestat e SHBA-së si pasojë e vdekjes së George Floyd.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Garda Kombëtare thotë se nuk do të zbulojë numrin e anëtarëve të infektuar për shkak të “sigurisë operative”.

Anëtarët ishin midis 1,300 trupave të dërguara në kryeqytetin amerikan, gjatë demonstratave masive që filluan para disa ditësh.

Atyre iu bashkuan pothuajse 4,000 trupa shtesë edhe nga shtetet e tjera të Amerikës.

Autoritetet nga task-forca në Shtëpinë e Bardhë, thonë se kanë frikë për rritjen e rasteve të lidhura me trazirat civile mbarëkombëtare e shkaktuar nga protestat si pasojë e vdekjes së Floyd. /Telegrafi/