Site icon Telegrafi

Pas propozimit për “Oscars 2022” – “Zgjoi” i futet garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë

Yllka Gashi (Foto: Facebook)

Ditë më parë u njoftua se Kosova ka propozuar filmin “Zgjoi” për në “Oscars 2022”.

Dhe pas këtij lajmi, duket se ky film nuk do të ndalet pasi raportohet se rrugëtimi i tij do të vazhdojë në Meksikë.

Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi, në një njoftim të bërë në Facebook.

Foto: Facebook

““Zgjoi” nuk ka të ndalur! Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet Leon, San Miguel de Allende & Irapuato”.

“Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Kosova propozon filmin "Zgjoi" për Oscars 2022

Ky film ndërkohë ka fituar tri çmime në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance Film Festival”. I njëjti po ashtu u shpërblye me çmimin kryesor edhe në festivalin më të madh të filmit në vend, Pri Film Fest.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Felix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovskin, Tomi Salkovskin, dhe Paskal Seminin. /Telegrafi/

Exit mobile version