Telegrafi

Pas projektit “Pse mu”, Arta Bajrami së shpejti me risi

Arta Bajrami nuk ka shumë kohë që ka publikuar këngën e saj “Pse mu”, mirëpo ajo nuk po ndalet.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Arta ka thënë se shumë shpejt do të vijë me dy projekte të reja.

Ndryshe, Arta është nënë e tre fëmijëve por asnjëherë nuk është ndalur për të sjellë këngë të bukura.

“Nuk është e lehtë të bëj muzikë derisa gjithë ditën merrem me fëmijë. Është shumë problem të merrem edhe me muzikë edhe me fëmijë. Një këngë e mirë nuk mund të bëhet brenda natës. Unë kam dëshirë të bëjë këngë që mund të dëgjohen edhe në të ardhmen”.

Këngëtarja thotë se edhe në projektet e ardhshme do të ketë bashkëpunim me vëllain Don Arbas.

Këngëtarja është shprehur e kënaqur për komentet e mira që i kanë ardhur nga fansat për këngën “Pse mu”.

Ajo tregon se videoklipi është realizuar në Gjilan te një gurthyes duke komplimentuar edhe djemtë që kanë bërë klipin. /Telegrafi/