Telegrafi

Pas projektit “Ferrari” të reperit Big Papi, skena e Hip-Hopit nuk do jetë njëjtë

Reperi i njohur kosovar Big Papi që jeton në Zvicër, po përjeton kënaqësinë e suksesit me këngën më të re “Ferrari”

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë në diasporë, ku reperi është i pranishëm në koncerte të shumta.

Pas suksesit me “Ferrari” dhe këngë të tjera që kanë miliona klikime, Big Papi ka paralajmëruar që në vjeshtën e këtij viti një këngë te re solo si dhe një bashkëpunim me një artist shumë të njohur të estradës tonë.

Ai deri me tani ka sjellur super projekte në stilin e tij unik dhe të tilla pritet të jenë edhe projektet e radhës.

/Telegrafi/