Telegrafi

Pas problemeve të shumta, vajza e Jackie Chanit lidh martesë lesbike më të dashurën e saj

Etta Ng dhe Andi Autumn (Foto: uchux2)

Etta Ng, vajza e aktorit të njohur Jackie Chan, ka konfirmuar se është martuar me të dashurën e saj nga Kanadaja.

19-vjeçarja Etta dhe 31-vjeçarja Andi Autumn janë bashkë që nga viti 2017, ndërsa lajmin për martesën e tyre e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Martesa ka ndodhur në Kanada, ndërsa dy partneret e kanë vazhduar jetën në Hong Kong.

“Të gjithë ndonjëherë jemi lënduar, por derisa mund të ëndërroni për dashurinë, atëherë edhe mund ta gjeni. Dashuria është e këndshme, nuk gjykohet, dashuria është fuqi dhe dobësi. Dashuria i bën ndryshimet. Dashuria fiton”, ka shkruar Etta në Instagram.

Etta Ng është fëmija i Chanit nga lidhja e tij me ish-Miss Azinë, Elaine Ng Yi Lei, me të cilën ka pasur një aferë të shkurtër.

Lexo po ashtu Lajmet për Jackie Chan

Vajza e aktorit asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ikonën e filmave aksion, ndërsa në të kaluarën i ka fajësuar prindërit e saj homofobikë për jetën e saj duke thënë se ka jetuar në frikë se do ta ndanin nga e dashura.

Ajo është rritur me nënën e saj, ndërsa Jackie ka treguar në të kaluarën se nuk i ka mbajtur lidhjet me vajzën e tij.

Etta Ng Chok Lam është fryt i një afere të Jackie Chanit me nënën e saj, Elaine Ng, gjatë kohës kur aktori ishte i martuar me gruan e tij të tanishme, Joan Lin.

Deri në vitin 2004, ai nuk e kishte folur asnjëherë për vajzën e tij. Mirëpo, gjatë kohës kur po e promovonte filmin “Around The World In 80 Days”, kishte thënë: “E di që kam dështuar me vajzën time, por meqë nëna e saj është një person i tillë, nuk di se si ta trajtoj (vajzën time)”.

Jackie ka edhe një djalë, Jaycee Chan, me gruan e tij tajvaneze, aktoren Joan Lin, me të cilën është i martuar qe 35 vite. /Telegrafi/