Këngëtarja e “Spice Girls” , Mel B, është duke u ndier më mirë, pasi javën e kaluar kishte humbur shikimin.
Sipas The Sun, këngëtarja 43 vjeçare shkoi në spital të premten duke u ankuar se i ishte verbuar syri i djathtë. I majti i saj është dëmtuar përgjithmonë pas një operacioni të syrit me laser në vitet e e nëntëdhjeta.
Më pas, këngëtarja thuhet se është larguar nga spitali dhe është kthyer në prova për turneun e ardhshëm.
“Tani është duke bërë mirë, nuk është e verbuar. Ajo i tha mjekut se ishte verbuar, por syri i saj është në rregull”, ka thënë një burim për People.
Brown, po ashtu, javë më parë ka treguar se është duke u përballur akoma me stresin që nga martesa e saj me Stephan Belafonte. Mel dhe Stephan u ndanë në dhjetor të vitit 2016, ku më pas këngëtarja e akuzoi atë për abuzim psikik. /Telegrafi/