Site icon Telegrafi

Pas problemeve shëndetësore, Madonna: Është mrekulli që akoma jam gjallë

Foto: Getty Images

Madonna ka treguar se ishte ‘tërhequr zvarrë për në spital pasi humbi vetëdijen dhe ra në dyshemenë e banjës’.

Këngëtarja legjendare amerikane, 65 vjeçe, aktualisht është në mes të turneut të saj mbarëbotëror, i cili pritet të ketë 78 shfaqje, që do të përfundojë në prill 2024.

Një pjesë e turneut duhej të riplanifikohej pasi këngëtarja e “Like A Prayer” ishte dërguar me urgjencë në spital pas një infeksioni bakterial.

Foto: Kevin Mazur/WireImage

Duke folur drejtpërdrejt në skenë në Qendrën Barclays në Neë York të shtunën, Madonna tha se është një ‘mrekulli’ që ajo është ende gjallë.

Lexo po ashtu "SIDA mori jetën e shumë njerëzve të mi të dashur", Madonna shpërthen në lot gjatë koncertit ndërsa kujton ditën ndërkombëtare të virusit vrastar

Madonna u rikthye në skenë vetëm disa muaj pasi fillimisht u sëmur dhe fëmijët e saj thuhet se janë ende të kujdesshëm për shëndetin e saj.

Foto: Instagram

Një burim i tha UsWeekly muajin e kaluar: “Fëmijët e Madonnas nuk donin që ajo të vazhdonte me turneun kaq shpejt, por ata e dinë se muzika është pasioni i saj dhe se ajo ishte e vendosur të vazhdonte turneun”.

Duke folur për një audiencë në Belgjikë, ajo tha se i ishte dhënë një shans tjetër dhe falënderoi fëmijët dhe fansat për mbështetjen e tyre në javët e fundit. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version