Site icon Telegrafi

Pas problemeve që kishte me aeroplanin, skuadra e Ballkanit niset më në fund për Kosovë

Nuk ka shkuar aq mirë rikthimi i Ballkanit në Kosovë pas ndeshjes së zhvilluar në Pragë, ndaj Slavias në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.

Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

Lexo po ashtu Ballkani detyrohet të kthehet në Pragë, xhami i aeroplanit i është dëmtuar

Por pas qëndrimit disa orësh në Pragë, i gjithë delegacioni i Ballkanit ka marrë rrugë para disa minutave për në Prishtinë.

Arritja e tyre në Prishtinë është e paraparë rreth orës 10 të mëngjesit dhe tanimë nuk ka asnjë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version