Site icon Telegrafi

Pas ‘problemeve me e-mail’ – Qendrës Kinematografike i bie edhe sistemi për aplikim

QKK

Qendrës Kinematografike të Kosovës duket se nuk po i kryen punë as teknologjia.

Vetëm pak ditë më parë bëri bujë një deklaratë se ‘problemet me e-mail’ e lanë Kosovën pa propozim për ‘Oscar’.

E tani janë ‘problemet teknike’ që kanë bërë të shtyhet afati i aplikimit për projekte filmike të metrazhit të gjatë.

Në lidhje me këtë është bërë një reagim në rrjete sociale nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Njoftimi i plotë i tyre në Facebook:

“Njoftim për Shtyrjen e Afatit për Subvencionimin e Projekteve Filmike të Metrazhit të Gjatë.

Për shkak të problemeve teknike që aplikuesit kanë hasur në platformën online gjatë ditës së djeshme, afati për aplikim për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë është shtyrë.

Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri sonte, më 13 janar 2025, në ora 23:59.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju inkurajojmë të përfundoni aplikimet tuaja brenda këtij afati të ri”. /Telegrafi/

Exit mobile version