Telegrafi

Pas privatizimit, pagat e punëtorëve të PTK-së 250 euro?

Milazim Alsiqi kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së tha se sindikatat kanë mësuar nga burime brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik se është diskutuar zvogëlimi i pagave te punëtoreve të PTK deri në 250 euro.

“Nëse ndodh zvogëlimi i pagave kjo do të krijoj një krize jo vetëm në PTK por edhe për vet Kosovën dhe kryeministrin Thaçin”, theksoi Alshiqi. /Telegrafi/