Site icon Telegrafi

Pas Prishtinës e Ferizajit, turneu ‘Muzikë n’Teatër’ nga Shpat Deda e vazhdoi udhëtimin edhe në Gjakovë e në Mitrovicë

Shpat Deda

Prishtina, Ferizaji, Gjakova e Mitrovica janë qytetet në të cilat Shpat Deda, shoqëruar nga Visar Kuçi dhe Tomor Kuçi, i mbajti katër koncertet e para të turneut unik ‘Muzikë n’Teatër’, iniciativë e kantautorit të mirënjohur që ka për qëllim të ndërtojë ura në mes të skenave të teatrove anembanë Kosovës dhe muzikës autoriale e artistike.

Në të gjitha qytetet pa përjashtim, koncertet u mirëpritën nga publiku me duartrokitje, brohoritje dhe këndim në kor në momente të veçanta të programit të përgatitur me shumë kujdes nga Deda dhe vëllezërit Kuçi.

Shpat Deda

Pas Prishtinës, Ferizajit, Gjakovës e Mitrovicës, turneu Muzikë n’Teatër vazhdon në Vushtrri për ta përmbyllur këtë fazë të turneut në Gjilan.

Të interesuarit mund ta ndjekin koncertit në dy netët e fundit të tij në lokacionet si vijon:

14 DHJETOR – Qendra Kulturore ‘ Hasan Prishtina, Teatri i Qytetit, Vushtrri – ora 20:00

16 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Gjilan – ora 20:00

Exit mobile version