Site icon Telegrafi

Pas pretendimeve tronditëse në fshatin Olimpik, kompania përgjegjëse e ushqimit thyen heshtjen

Kompania përgjegjëse për ushqimin në Fshatin Olimpik në Paris ka reaguar ndaj pretendimeve tronditëse të bëra nga një notar i ekipit të Britanisë së Madhe.

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 kanë rezultuar të jenë një nga lojërat më emocionuese në histori, por larg aksionit sportiv, jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Nivelet e ndotjes në lumin Seine kanë shkaktuar pesë shtyrje të veçanta të përgatitjeve, por edhe garave.

Javën e kaluar, Jolien Vermeylen e Belgjikës zbuloi se ajo ‘pa gjëra’ në lumë për të cilat ‘nuk donte t’i mendonte’ ndërsa konkurronte në triatlon për femra.

Lexo po ashtu Shtyhet gara e triatlonit në Lojërat Olimpike, arsyeja është shumë e çuditshme

Ka pasur mjaft ankesa nga sportistët edhe për fshatin olimpik.

Shumë prej tyre kanë qenë të pakënaqur me ngurtësinë e shtretërve në akomodimin e tyre, të cilët janë bërë nga kartoni i riciklueshëm.

Notari italian dhe fituesi i medaljes së artë, Thomas Ceceron, madje u kap duke fjetur në një park në Paris, pasi u ankua për zhurmën dhe mungesën e ajrit të kondicionuar në Fshatin Olimpik.

Lexo po ashtu U kap duke fjetur në parkun olimpik, notari italian me shpjegim jo-bindës

Ushqimi që u shërbehet sportistëve është vënë gjithashtu në qendër të kritikave.

Notari i ekipit britanik, Adam Peaty kritikoi cilësinë e ushqimit të ofruar dhe mungesën e disa elementeve kryesore të atletëve, si vezët dhe burimet e tjera të proteinave.

Ai madje zbuloi se shokët e tyre sportistë kishin pohuar se kishin gjetur krimba në peshkun e shërbyer nga kompania e hotelerisë Sodexo Live!.

Lexo po ashtu Skandal pas skandali në Paris 2024: Atletët po gjejnë krimba në ushqim

Asnjë provë fotografike nuk u nda kurrë për të mbështetur pretendimin e Peaty.

Tani, kompania Sodexo Live! ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve, duke sqaruar se nuk ka marrë asnjë ankesë nga atletët e ekipit britanik.

“Ka pasur zero prova për vërtetësinë e kësaj deklarate, e cila padyshim ngre një pretendim mjaft serioz. Nuk ka asnjë informacion që ka mundur t’i japë vlefshmëri këtij pretendimi sensacionalist”.

“550 pjatat e ofruara në Sallën e ngrënies u zhvilluan së bashku me Komitetet Olimpike Kombëtare (NOC) dhe IOC për një periudhë prej më shumë se një viti”.

“Ne gjithmonë dëgjojmë atletët dhe i marrim shumë seriozisht komentet e tyre. Paris 2024 vazhdon të lidhet ngushtë me nutricionistët e Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe është gati të bëjë çdo rregullim të mëtejshëm të nevojshëm në shërbimin ushqimor”, tha një përfaqësues i kompanisë për TMZ Sports.

Sodexo Live!, i zgjedhur si partneri zyrtar i kateringut të Lojërave në Mars 2022, ofron afërsisht 40,000 vakte në ditë për 15,000 atletët që garojnë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version