Telegrafi

Pas “President”, Elinel të dielën publikon këngën e re

Reperi i njohur, Elinel, së fundmi ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor “President”.

Elinel, në një intervistë për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se ka zgjedhur ta publikojë projektin pikërisht ditën e heshtjes zgjedhore për të mos u përdorë nga subjektet politike.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të asociohet me asnjë subjekt politik dhe sipas tij çdo politikan që punon kundër vendit i kushtohet kënga.

Reperi thotë se teksti i këngës është shkruar vitin e kaluar dhe nuk ka asnjë modifikim.

“Shumë njerëz më kanë thënë kujdes çfarë po këndon…Edhe producenti ka pasur dilema, por unë kamë qenë i vendosur se kënga nuk është kundër askujt”.

Lexo po ashtu Elinel publikon këngën e re "President", shpreh mllefin ndaj politikës në vend

Këngëtari thotë se i gjithë spoti është regjistruar për rreth dy orë dhe nuk ka pasur ndonjë sforcim apo presion.

“Gjithçka në mënyrë të natyrshme ka rrjedhur” shton ai.

Këngëtari paralajmëron se të dielën do të prezantohet projekti i tij i ri./Telegrafi/