Telegrafi

Pas prerjes së flokëve dhe mjekrës, i pastrehu brazilian habiti familjarët gjatë ribashkimit me transformimin e tij

Një burrë i pastrehë nga Brazili është ribashkuar me familjen e tij, pasi një berber lokal i preu flokët dhe mjekrën duke i postuar në rrjetet sociale fotografitë e transformimit të tij.

Joao Coelho Guimaraes, 45-vjeç, ka qenë i pastrehë në Goiania për tri vite, por familja e tij kishin menduar se ai dekada më parë kishte ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.

Së fundmi ai ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, duke prerë flokët dhe mjekrën si dhe duke veshur rroba solemne që e bënin atë të duket si një aktor të Hollywood-it, e pamjet e ndryshimit të tij drastik janë bërë virale në rrjetet sociale sa që edhe familjarët mezi kanë arritur ta njohin.

Edhe ribashkimi me familje është dokumentuar përmes një seti të fotografive, ku kishte lot gëzimi dhe përqafime të shumta.

Por pavarësisht ribashkimit me familjen, Guimaraes ka thënë për mediat braziliane se nuk e ka ndërmend të jetoj në një shtëpi me familjarët e tij. /Telegrafi/