Aktorja e popullarizuar amerikane, Sandra Bullock, duket se po bën një pauzë nga aktrimi.
Ajo tani po vjen me një film të tri, por pas kësaj është duke planifikuar të tërhiqet nga aktrimi, sipas CNN.
Ndërkohë që ka bërë promovimin e filmit të ri “Lost City”, në të cilin luan Channing Tatum dhe Brad Pitt, ylli tha për Entertainment Tonight se nuk është e sigurt se sa kohë do të ketë pushim.
Por, ajo shtoi se dëshiron të jetë ‘në vendin që e bën më të lumtur’.
“E marr punën shumë seriozisht kur unë jam duke punuar”, tha ajo. “Dhe tani dua të jem 24/7 me fëmijët dhe familjen time”.
“Kjo është ajo që dua për një kohë”, vazhdon më tej 57-vjeçarja.
Bullock është nëna e Louis, 12-vjeçar, dhe Laila, 10-vjeçe.
Dhe çfarë ka planifikuar ajo me fëmijët e saj? Bullock tha se ka në plan të “shërbejë çdo nevojë të tyre”, duke përfshirë “kalendarin e tyre social”.
Theksojmë që “Lost City” del në kinema më 25 mars. /Telegrafi/