Italia ka zbutur masat e sigurisë pas dy muajve të izolimit total, dhe atë në kohën kur shumë vende tjera po vazhdojnë të përballen me numrin e madh të viktimave të pandemisë së coronavirusit, raporton Euronews.
Kujtojmë që rreth 4.4 milionë italianë i janë rikthyer sot punës, pasi që nga marsi kishin qëndruar të “ngujuar” nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Italia ishte vendi i parë në Evropë që u godit më së shumti nga COVID-19, ku si pasojë e kësaj humbën jetën mbi 28 mijë persona dhe 210 mijë tjerë rezultuan pozitiv në testin e coronavirusit.
Tani Italia pritet të futet dhe implementoj edhe fazën e dytë të zbutjes së masave mbrojtëse, derisa kompanitë po rihapen gjithmonë duke respektuar distancimin fizik social.
Të gjithë qytetarët e këtij vendi do të detyrohen të bartin maska gjatë shfrytëzimit të transportit publik si dhe kur janë në hapësira publike, por aji çfarë tani po i gëzon më shumë se është mund të largohen nga rajonet ku jetojnë për arsye shëndetësore, të punojë apo t’i rikthehen pronave në qytetet tjera.
Pronarët e kompanive do të duhet të kufizojnë kontaktin mes punëtorëve, që gjithashtu do të jenë të obliguar të bartin maska mbrojtëse. /Telegrafi/