Qyteti i Parisit mëngjesin e sotëm është tronditur nga një sulm që dyshohet të jetë terrorist afër muzeut të Louvre, ku sulmuesi plagosi me thikë një ushtar.
Sipas CNN-it, sulmuesi është qëlluar me armë në stomak nga një ushtar tjetër i cili ishte përreth zonës së muzeut të Louvre, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi është arrestuar dhe dërguar në paraburgim, i gjallë dhe i vetëdijshëm. Policia po ashtu ka arrestuar dhe një person tjetër, edhe pse nuk ishte ende e qartë nëse ai kishte lidhje me sulmin.
Zona vazhdon të mbetet ende e evakuuar, përderisa policia është duke zhvilluar hetimet./Telegrafi/