Policia në Auckland të Zelandës së Re ka qenë e shtyrë që të shtrijë në krevatet e ndihmës së parë një plaçkitës të pafat të bankës pas të cilit ka vrapuar rreth një orë e gjysmë deri sa plaçkitësi është lodhur prej vrapit dhe u është ankuar policëve se kishte dhimbje në gjoks.
Ndjekja nëpër rrugët e Aucklandit ka filluar kur policia ka marrë lajmërimin se plaçkitësi po i kërcënohej një arkëtari të bankës dhe prej tij po kërkonte një shumë të caktuar të parave.
Plaçkitësi i cili nuk ka arritur të plaçkitë ka filluar të ikë, derisa forcave policore në terren u ka ardhur ndihma edhe nga helikopteri policor.
Pas ikjes prej rreth një orë e gjysmë policia ka kapur plaçkitësin e pafat, i cili është ndalur pasi që ka ndier lodhje dhe shtrëngim në kraharor, prandaj policia para se ta dërgojë në paraburgim është dashur ta dërgoj në shërbimin e ndihmës së parë.