Site icon Telegrafi

Pas pjesës së parë Kosovë-Maqedoni, Erolld Belegu: Gjithmonë kam besuar në fitoren tonë

Kosova po e shkatërron Maqedoninë në kuadër të parakualifikimeve për botërorin Kina 2019.

Epërsia prej 20 pikëve të basketbollistëve tanë ka entuziazmuar kreun e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegun.

Lexo po ashtu Pjesa e parë: Kosova po e shkatërron Maqedoninë

Ky i fundit ka folur pas pjesës së parë duke pohuar se gjithmonë ka besuar në fitoren e Kosovës kundër Maqedonisë.

“Rezultati është shumë i favorshëm. Kemi epërsi të dyfishtë. Unë kom besuar gjithë në fitoren kundër Maqedonisë. Me këtë përbërje edhe një përforcim të mëvonshëm do të jemi emër në basketbollin evropian”, ka thënë Belegu.

Ai ka pohuar se në takimin e ardhshëm kundër Estonisë nuk do të shkojmë për turizëm. /Telegrafi/

Exit mobile version