Telegrafi

Pas pezullimit të Bale me dy ndeshje, Realit i duhet të bëjë edhe pa Ronaldon e lënduar

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të jetë jashtë skuadrës së Real Madridit për përplasjen vendimtare kundër baskëve të Eibarit, pasi Zinedine Zidane është i detyruar të humbasë shërbimet e tij, pas pezullimit të Gareth Bale.

Real Madrid ka emëruar skuadrën e tyre për përballjen e së shtunës ndaj Eibarit.

Pasi i duhet të bëjë pa Gareth Balen e pezulluar me dy ndeshja shkaku i kartonit të kuq, tani mungon edhe Cristiano Ronaldo, i cili është i dëmtuar, përcjell Telegrafi.

Për këtë arsye Los Blancos do të udhëtojnë drejt Eibarit pa llogaritur shërbimet e dyshes më të mirë të skuadrës.

Megjithatë, edhe përkundër mungesave ata kërkojnë për të rimarrë iniciativën e tyre në garën për titull në La Liga me një fitore ndaj baskëve.

Ronaldo nuk ka trajnuar me bashkëlojtarët e tij pas duke përjetuar probleme muskulore zbuloi trajneri i Zinedine Zidane në konferencën e tij para ndeshjes.

Futbollisti më i mirë në botë është në dyshim edhe për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, e cila zhvillohet në ‘Stadio San Paolo’ të martën. /Telegrafi/

Lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Eibarit