Ai është një ndër këngëtarët më të famshëm turk dhe më të dashur ndër publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Serdar Ortacin, i cili u bë i njohur në saje të hitit të sjell para njëzet vjetëve, “Karabiberim”.
Pos jetës prej artisti, këngëtari ka edhe një jetë private, e cila sipas mediave turke është komplikuar dhe po merr kahe negative.
Në fakt, artisti 49-vjeçar po thuhet se ka vendosur t’i jap fund martesës pesëvjeçare me modelen irlandeze, Chloe Loughnan, me të cilën nuk ka fëmijë.
Dyshja nuk ka vendosur t’i komentoj shkrimet e mediave duke zgjedhur të heshtin për momentin dhe ia kanë lënë kohës ta dëshmojë vërtetësinë e lajmit.
Ndryshe, Ortaç gjatë vitit të kaluar ka mbajtur një koncert për publikun tonë në Prizren. /Telegrafi/