Telegrafi

Pas pesë operacioneve në 28 orë pa ndërprerë, mjeku u shtri për të fjetur në dysheme (Foto)

Disa njerëz janë të përkushtuar për punët e tyre dhe një nga, me atë çfarë shkruajnë mediat e huaja, është edhe ky njeri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kirurg nga Kina i cili ka marrë shumë komente pozitive në internet, pasi u publikuan fotografitë në të cilat ai shihet duke fjetur.

Bëhet fjalë për mjekun i cili ishte shtrirë për të fjetur në dysheme, pas një operacioni 28 orësh, ngjarje kjo e ndodhur më 30 mars të këtij viti në spitalin Dingyuan County, provincën Anhui të Kinës.

Sipas rrëfimeve në mediat sociale, sapo e kishte përfunduar operacionin e fundit, mjeku i quajtur Luo Heng ra në gjumë në dysheme.

Ai thuhet se gjatë natës kishte kryer dy operacione dhe gjatë ditës së nesërme edhe tri të tjera. /Telegrafi/