Telegrafi

Pas ‘përplasjeve’ të Presidentit Thaçi me deputetët, përfundon mbledhja e komisionit për rastin e shtetasve turq

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka mbyllur mbledhjen e këtij komisioni.

Ai ka thënë se është interpretues i ligjeve për këtë komision në Kuvend.

“Pasi që unë jam i vetmi interpretues i ligjeve për këtë komision në Kuvend, atëherë tani mbyll mbledhjen e ëktij komisioni”, ka thënë ai.

Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar duke i thënë se përse nuk duan ta dëgjojnë.

“Do të thotë nuk dëshironi të më dëgjoni. Në rregull atëherë, kur të iu bëhen punët juve. Veç me qetësi, dashuri e respekt”, ka thënë Thaçi./Telegrafi