Kina pretendon se ka përvetësuar “Luginën e Galvanit”, ku trupat kineze dhe indiane u përfshinë në një përplasje vdekjeprurëse gjatë javës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve, dhe është përplasja e parë vdekjeprurëse në 45 vite.
Ndërkohë India ka fajësuar Kinën për nxitjen e kësaj përplasjeje, pasi kjo e fundit uzurpoi zonën, e cila sipas autoriteteve indiane, ishte shkelje e marrëveshjes.
Kështu zëdhënësi i Ministrisë Jashtme kineze, Zhao Lijan, tha në një deklaratë se “Lugina e Galvanit ndodhet në anën kineze”.
Ai reagoi ndaj hyrjes së trupave të Indisë në atë zonë që nga fillimi i muajit maj, ndërsa përleshja të hënën la të vdekur 20 ushtarë indianë. /Telegrafi/