Në Sochi të Rusisë, një shofer i paemëruar ka rënë në asfalt shkaku i përplasjes me një veturë, por makina tij e ka vazhduar rrugën dhe është parkuar në vendin e duhur.
Derisa pronari qëndronte i shtrirë pa ndjenja, automobili e ka marrë kthesën ngadalë dhe pa shkaktuar ndonjë aksident ka ndalaur në mënyrë të përkryer, transmeton Telegrafi.
Pasi viktima që ka shpëtuar pa lëndime është ngritur, e ka gjetur veturën e tij, sikur të jetë larguar nga trafiku prej ndonjë profesionisti.
“Kur shoferi nuk di të vozisë, makinat veprojnë me mendjen e tyre dhe largohen pa shkaktuar probleme. Jemi në shekullin e përparimeve të mëdha”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/KLnnueeylJ4