Site icon Telegrafi

Pas përplasjes në tokë, aeroplani përfshihet nga zjarri – pamjet e aksidentit me dy viktima në Itali

Një aeroplan i vogël turistik u rrëzua këtë mëngjes midis Lentini dhe Carlentini, në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas kontaktit me tokën, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.

Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor, përcjell javanews.al.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por dihet vetëm se teksa ishte në lartësi njëmijë metra, papritmas avioni humbi lartësi dhe u rrëzua në tokë.

Përveç policisë dhe zjarrfikësve, zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet.

Exit mobile version