Site icon Telegrafi

Pas përplasjes në Kuvend, Avdyli: Ku je katandis LDK-ja ime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur në Kuvend në mes të krye-parlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj.

Për Avdylin një veprim i tillë është i papranueshëm.

Ai tha se kur argumenti i shprehjes mungon, atëherë qyqarllëku muskulor tregohet me gra.

Lexo po ashtu Ndërpritet seanca e Kuvendit për shkak të tensioneve - deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atëherë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për këso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, debati në Kuvend ishte ndërprerë kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën.

Exit mobile version