Site icon Telegrafi

Pas përmbytjeve në aeroportin e Majorkës, dikush gjeti kohë edhe për argëtim

Stuhitë kanë goditur ishullin spanjoll të Majorkës, duke lënë të përmbytur aeroportin e tretë më të madh gjatë sezonit të pikut turistik.

Pamjet nga aeroporti Son Sant Joan në Palma tregojnë pistën e mbuluar me disa centimetra ujë të martën, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Aeroporti i Majorkës u godit nga një stuhi shiu – pamje që tregojnë gjendjen që u krijua, pas përmbytjes së pistës

Atje, moti ekstrem ndaloi të gjithë aktivitetin, me disa fluturime të anuluara, vonuara ose të ridrejtuara.

Por në gjithë këtë situatë të rëndë, ka pasur njerëz që kanë gjetur kohë edhe për t’u argëtuar, njërin nga të cilët ua sjellim më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version