Site icon Telegrafi

Pas përleshjeve fizike, ndërpritet procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, pas një konsultimi me drejtuesit e LDK-së në Prishtinë, ka marrë vendim që të ndërpritet i tërë procesi zgjedhor i Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Punimet e Kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të LDK-në “Iliridë” dhe “Qendër” në Mitrovicë, të cilat do të duhej të mbaheshin sot në ora 14:00.

Lexo po ashtu Përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë (Video)

Në njoftimin e bërë nga zyra e informimit për media LDK në Mitrovicë thuhet se:” Kuvendet janë ndërpre për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë.Po ashtu, drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën “Qendra”.

Procesi zgjedhor do të vazhdoj kur të marrin vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë./Telegrafi/

Exit mobile version