Telegrafi

Pas përleshjes, në skenë u shfaq vetura e cila kaloi përmes një turme njerëzish – pamje të kaosit të krijuar në një rrugë të Londrës nga ku mbetën tre të lënduar

Ky është momenti tronditës kur një makinë kaloi mes një turme njerëzish gjatë një përleshjeje jashtë një rrugice në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në perëndim të Londrës, pak pas mesnatës të së shtunës mbrëma.

Në video, një grup burrash mund të shihen duke ndjekur në mënyrë agresive njëri-tjetrin përmes një parkingu.

Dhe papritur dëgjohen britma ndërsa një makinë përshpejton dhe përplaset me këmbësorët, duke shkaktuar një zhurmë të fortë.

Një burrë është hedhur mbi çatinë e makinës përpara se të bie në tokë, pasi një tjetër shtrihet i plagosur në asfalt ndërsa makina frenon dhe kthehet – përpara se të largohet me shpejtësi.

Si pasojë, një djalë rreth të 20-ave u dërgua në spital, sipas The Sun, dhe gjendja e tij është konsideruar si jo kërcënuese për jetën.

Ndërkohë në vendin e përplasjes janë trajtuar edhe tre persona të tjerë. /Telegrafi/