Telegrafi

Pas përleshjes fizike, të moshuarit kërkuan syzet që ranë në barë (Video)

Në Newcastle të Anglisë, dy burra të moshuar që shkëmbyen disa grushte, nisën të kërkojnë më pas syzet që i kishin rënë në barë.

Pensionistët që jetojnë në afërsi, kanë nisur të përleshen sepse njëri prej tyre e injoronte tjetrin për disa muaj, por e përfunduan zënkën shpejtë, transmeton Telegrafi.

Madje, ata edhe nisën të flasin si miq dhe të ndihmohen, megjithëse më parë treguan dhunë.

“Sigurisht, më vonë kanë shkuar të pinë nga një birrë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/