Kylie Jenner duket se ditën e djeshme (e enjte) ka qenë mjaft e gatshme për të festuar.
23-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ndarë imazhe, në të cilat dukej mjaft e rregulluar në pothuajse secilin detaj, shkruan Daily Mail.
Flokët kësaj radhe ajo i mbajtur të lidhura mbrapa kokës, ndërsa ka zgjedhur nuanca nga ngjyra bezhë për makijazh.
Sikurse edhe në shumicën e rasteve, Kylie është shfaqur me një fustan të shkurtër, që ia theksonte këmbët e rrezitura.
Pozat e marra, në të cilat ajo shfaqte dukjen, janë realizuar në njërën prej veturave të saj luksoze.
Fotografi të tilla, vijnë pas përleshjes fizike që ajo pati me motrën dhe njëherësh modelen, Kendall Jenner.
Modelja e kishte akuzuar Kylie se i kishte vendosur takën në fyt, ndërsa thekson se nuk do i flas asnjëherë më. /Telegrafi/