Ata u ndanë pas 21 vjet martese.
Robert De Niro po lufton për kujdestarinë e përbashkët të vajzës shtatëvjeçare që e ka me Grace Hightower, 63 vjeç.
Lajmi i ndarjes së çiftit u njoftua në fund të nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa një burim i afërt me ta zbuloi se nuk jetonin më së bashku.
Aktori 75-vjeçar thuhet se ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim, zyrtarisht, më 13 dhjetor në New York.
Po të njëjtën ditë thuhet se artisti ka nisur procedurat rreth marrjes së kujdestarisë së vogëlushes, Helen Grace.
Javën e ardhshme ish-çifti do të përballet në gjykatë për herë të parë rreth betejës se kush do të kujdeset për vajzën.
Ndryshe, nuk është ndarja e parë për çiftin, të cilët u martuan në vitin 1997. De Niro kishte kërkuar edhe dy vjet më parë që të ndahet, megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua kurrë.
Çifti përfundimisht u ribashkua, duke rinovuar martesën e tyre në vitin 2004. /Telegrafi/