Në Guangdong të Kinës, është zhvilluar një maratonë vrapimi, pas përfundimit të së cilës shumë pjesëmarrës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për ndrydhje, ngërçe dhe lëndime të lehta.
Por, 42 prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor, sepse kanë ngrënë sapun duke menduar se është ndonjë ushqim energjik.
Në shportat me dhurata, ka qenë edhe nga një sapun me erë të mirë, ndërsa në fotografi kishte kokrra rrushi.
Duke mos ditur të lexojnë në gjuhën angleze, ata e kanë hapur ambalazhin dhe e kanë ngrënë përmbajtjen.
Kjo iu ka shkaktuar turbullim dhe të vjella, por jo edhe ndonjë pasojë të rëndë. /Telegrafi/