Telegrafi

Pas përfundimit të luftës ndaj coronavirusit, virologu i njohur gjerman do t’i përkushtohet luftimit të një virusi tjetër që mund të shkaktojë pandemi

Virologu gjerman Christian Drosten, ka paralajmëruar për rrezikun e një virusi të ri që do të mund të shkaktonte pandemi.

Virologu kryesor në institutin Charite në Berlin, ka thënë se virusi Mers-CoV, sipas tij është “kandidat” për pandeminë e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Drosten ka theksuar se coronavirusi nga ana shkencore ka fituar mjaftueshëm vëmendje dhe se po bëhet gjithçka që të luftohet.

Pikërisht për këtë, ai planifikon të formojë një grup të ri punues që do t’i përkushtohej luftimit dhe hulumtimit të virusit të ri.

Ndryshe virusi Mers (Middle East Respiratory Syndrome) i përket grupit të coronavirueseve, dhe për herë të parë është shfaqur në vitin 2012 në ishullin arabik

Sikurse coronavirusi, edhe Mers shkakton infeksion të organeve të frymëmarrjes, për këtë Organizata Botërore e Shëndetit këtë virus e ka futur në listën e “sëmundjeve prioritare” të cilës i kushtohet rëndësi e madhe. /Telegrafi/