Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.
Ai po ashtu para se të vijë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të promovojë albumin e tij më të ri, teksa tanimë ka publikuar një këngë për fansat e tij.
“Never forget” mban titullin ky projekt, i lansuar në versionin audio me një video mjaft të veçantë të realizuar nga J.Mike.
G4shi ka performuar për herë të dytë në Kosovë, teksa vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në vendlindje.
I njëjti sivjet ndezi atmosferën bashkë me artisten Dua Lipa, duke u treguar të gjithëve se sa krenarë janë me vendin e tyre.
Reperi akoma është në Kosovë, derisa po e shijon vendlindjen bashkë me miqtë e tij. /Telegrafi/