Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje pasi një 11-vjeçare raportohet se u përdhunua nga pesë persona.
Haxhiu thotë se edukimi dhe emancipimi i fëmijëve pa dallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë.
“Pas rastit makabër ndaj vajzës 11 vjeçare.
Pytja është:
A duhet të kthehet dënimi me vdekje?
Unë them se PO.
Edukimi dhe emancipimi i fëmijëve padallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë”, ka shkruar Haxhiu.
Më 27 gusht në Prishtinë një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona.
Dy nga të dyshuarit janë në paraburgim, dy të tjerë janë arrestuar pasditen e së hënës nga Policia, ndërsa i pesti është ende në arrati.
Për këtë rast kanë reaguar liderët e institucioneve, të cilët e kanë dënuar këtë akt, siç thonë, ç’njerëzor dhe kanë kërkuar “dënimin e merituar” për të dyshuarit./Telegrafi/