Site icon Telegrafi

Pas PDK-së edhe LDK kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për Ligjin e KPM-së, KPK-së dhe Statutit të UP-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese dy ligje dhe një vendim të Qeverisë Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi para mediave tha se presin nga Gjykata që këto ligje të shpallen antikushtetuese, transmeton Telegrafi.

“Në vazhdën e kujdesit ndaj demokracisë, sot dorëzuam në Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës”, tha Gashi para mediave.

Lexo po ashtu PDK nis betejë ligjore, kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për Ligjin e KPM-së, KPK-së dhe Statutit të UP-së

Ndryshe, edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka dorëzuar të enjten në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e këtyre dy ligjeve dhe një vendimi. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version