Pas pauzës së dytë, ka rinisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po mbahet në Ohër.
Takimi i ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, ka në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit palët u darkoduan më 27 shkurt në Bruksel.
Mbi 10 orë kanë kaluar prej kur Kurti dhe Vuçiq kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Fillimisht krerët e dy shteteve u takuan ndaras me përfaqësuesit e BE-së. Këto takime nisën në orën 10:00.
Pastaj, pak pas orës 15:00 ka nisur takimi trelateral, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë. /Telegrafi/