Site icon Telegrafi

Pas pasulit, Enever Hoxhaj, vazhdon fushatën me ‘çaj rusi’ (Foto)

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, duket se ka zgjedhur të bëjë një fushatë krejt ndryshe në garën për deputet në zgjedhjet e parakohshme. 

Gjatë ditës, Hoxhaj kishte qëndruar në gjellëtoren ku kishte ngrënë si student, ndërkaq pasdite kishe ‘gostitur’ çajin e zi në Prizren, shkruan gazetametro.net

Madje, Hoxhaj ka thënë se asgjë më shumë se çaji nuk ndikon në mbajtje të formës dhe rritjen e koncentrimit në fushatë.

‘Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti’, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo po ashtu Enver Hoxhaj relaksohet me "diplomaci të pasulit" (Foto)

Ndryshe, politikanët kanë nisur para kohe fushatën për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 11 qershor.

Exit mobile version