Telegrafi

Pas paraqitjes në “SNL”, Khloe Kardashian tregon format tërheqëse të trupit në fustan të kuq

Khloe Kardashian u pa e veshur e tëra në të kuqe pas paraqitjes së saj të shkurtër në “Saturday Night Live”.

37-vjeçarja ndau disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, përmes të cilave shfaqi format e saj në veshjen njëngjyrëshe.

Edhe pse ajo ishte aty për ta mbështetur motrën e saj, Kim Kardashian gjatë prezantimit të shfaqjes SNL, vet Khloe realizoi disa poza dhe bërë edhe një paraqitje në shfaqjen e njohur, bashkë me nënën e tyre Kris Jenner.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Në fotografitë e Instagram -it, Khloe shihet në një mini fustan me një mëngë mbi supe dhe i cili vinte në pah në mënyrë perfekte tregonte të pasmet e saj joshëse.

Duke zgjedhur një pamje plotësisht kohezive, ajo e përshtati fustanit me një palë këpucë “Louboutin” të kuqe dhe i mbante flokët bionde të valëzuara.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Duke u dhënë fansave një vështrim të fshehtë në korridoret e prapaskenës të Studio 8H, fotografitë janë bërë në lëvizje, me sa duket pasi ajo doli nga skena nga paraqitja e saj e skicës.


“SNL”, shkroi ajo në postim bashkë me dy emoji zemra të kuqe.

Ndërsa, në disa fotografi të realizuar nga paparacit ajo shihet e shoqëruar nga ish-dhëndërri i tyre, Scott Disick, i cili kishte një veshjet të rastësishme sportive. /Telegrafi/